Thursday, January 22, 2026
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti-KUR ZGJOHET NËNA

Miranda Troci Derti-KUR ZGJOHET NËNA

Nëna zgjohet drita pa dalë..
Fërkon sytē që i djegin valë..
Që kur këndon gjeli i parë..
Me çelë derë e me ndezë zjarr…

Veshë e mbathë niset për punë..
Në shpinë djepin fēmijën gjumë..
Ngrënë pa ngrënë e pi pa pijë..
Lodh e këputë me rritë fēmijë..

Ecë nē këmbë me djepin kurriz..
Me shtu farë me rritë filizë..
Ajo është shtylla e shoqërisë..
Embrion i gjithë njerëzisë..

Në don me ditë kur zgjohet nëna..
Pa dalë dielli e pa ikē hëna..
Ajo gjumë bën me merak..
Të ankohet s’di aspak..
.
E shtrydh shpirtin ajo për fēmijë..
E tretë shtatin për të mbajtë shtëpinë..
Heshtur pa zë nën urdhëra të burrit..
Në sedër e nderë e në bukë të gurit…

O njeri, haku i nënës kurrë s’paguhet..
Me mundin e saj kurrë nuk luhet..
ËshtË nëna e dija kimetin..
Ajo është lulja e xhenetit…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT