Tuesday, January 27, 2026
BallinaVitrina e libritMiranda Troci Derti-Mos ma ban fjalën poterë!

Miranda Troci Derti-Mos ma ban fjalën poterë!

N’më kujton se kam vdekë por jo dobësi.
N’më kujton se kam heshtë por jo skllavëri.
N’më quan se m’ki shtypë por jo për trimëri.
N’më mendon të rrëzuar por jo kurrësesi.

N.më lidhë fjalën në fyt por jo kurrë prangosë.
N’do më prekë plagë vetë mki plagosë.
N’më shkulë lule nga rrënjët prapē mbijë mbi gurë.
N’mi thanë krahët pa mëshirë rrënjët s.mi shkulë.

N’mendo t’më mbyt me të keq .keqin di ta kthej.
N’të falë se kam nderë e sedër .sot s’ka budallej.
N’më fshihesh pas egoizmit.egon ta shqyej thellësi
Në ushqehesh në k’të lojë mësohu me kërcy.

Në s’di rrëzim apo ngritje .nga cinizmi tërhiqu.
Në pandehë forcën e zaptimit .ulu dorëhiqu.
N’më dhe copë bukë .mos më ban të vjellë.
N’të lypa një copë fjalê .mos ma ban poterë.

N’ti prujta bishat rrotull që dhëmbët i shqyejnë.
N’ti thanë një mijë rromuze .thyen kockë e brinjë.
N’ta banē rrafsh nē sy.e ta drodhën pas shpine.
N’të gjejnë të urtë mbi kurriz të mbijnë..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT