Ajo buzëqeshja në cep të buzës
çelësi i gjithë notave në pentagram
Ylberi do të donte t’ia rrëmbente
Për t’i shtuar një ngjyrë më shumë mbi hark
Mjerisht përjashtuar, prej rregullit të shtatës universal
As pentagrami nuk do të shpikte një notë të tetë,gjithsesi
As ligjet e fizikës,kur është veç një refleksion
Një gjysmë buzëqeshje
E lehtë ,e sfungjertë, pa gravitet
Një shprehje, do të përkufizonte Darvin
Një gjendje kompleksiteti
mijëra detaje në një emocion,
Çast mbetur në kanavacë
Përjetuar penelit të Leonardos
Muzeut të Luvrit,e pa zë
Enigmatike përjetësisht, ajo,buzëqeshja e saj.
