Në dreq të mallkuar
me draprin e hënës së re
Në rërë
mjellmën e argjendtë
e kanë prerë
Mes brigjeve uji
shtatë diej fundosi
dy hëna nusërore varrosi
Mjellma e zezë
dhe ajo e bardhë
mua më kërkojnë
pas Hënës së re
të zi ose të bardhë
Dhe mbaje mend
kur Hëna bashkohet
dhe Hëna në det fundoset
ai do të rritet tatëpjetë
baticës
Vdekja dhe jeta
shëtisin dorë për dorë
si binjakët që shkojnë në shkollën yjore
për të mësuar
pse vlon qumështi në gjirin e nënës
qysh zgjohet deti në prehrin e Hënës
në baticë
Kërkojnë fytyrat tona të humbura
e ti lule
zhvishe ngadalë
polenin
Ata duruan të të shohin
durimi
është kufiri
i mençurisë dhe çmendisë
I përngjan Hënës
e nënës
Ai është limani
i fundit i mirësisë
O Zot
druaj
se do t’i prejnë
rrezet e Hënës
Si do ta luaj
atëherë
elegjinë për demin
në lyrën time
pa tela
Hëna drapër
korrte valët e detit
Njeriun e pret korrja
Ai gjuan draprin e Hënës
në kraharorin e jevgut
E krisur
Hëna dënes
Njëherë marama
të bëhet e mbrama
Mbaron loja
do të jetë Hëna
do të ketë rreze
të mbyllet syri
të pushon goja
Hëna lëshoi rrjetën
qyteti vazhdoi jetën
Në prehrin e Hënës
sa e lumtur
më ishte jeta
Edhe në shpirtin tim
tashti zbriti bleta
E unë e Hëna vajtojmë
luajmë etida
ç’u bë nisia
ku është Atlantida
Troku i kalëfuqive
buçet
Korbat nëna
e çalë Hëna
Do të vyshken
burbuqet.
*
