PSE DHEMBÈ DASHURIA
Më erdhi një mendim
dhe më bëri një pyetje…
Pse kalon rinia,
pse dhembë dashuria?
Jeta më pyeti, pse ka shpesh lotë dhe vaj ?
Pse ka pak fjalë për të ngushëlluar trishtimin?
Natën vonë më erdhi
një mendim me shumë pyetje….
Pse malli merr krahë kur na ndanë largësia?!
E pyeta vetveten, pse ka njerëz që shpejtë harrojnë,
të falin dhe të dashurojnë? Sa të gjata janë rrugët që në përjetësi të dërgojnë?
Nata ka rënë e vranët dhe me shi.
Me vargun e pëshpëritjeve,
Rri duke i bërë vetëvehtës pyetje.
Gjumi ka ikur në lartësi.
Më kalon nata pa vënë gjumë në sy,
Dhe duke pyetur veten time ,
pse njerëzit falje asnjëherë nuk kërkojnë.
Pastaj paqe dhe dashuri të dhurojnë!
