Xhevahire bjeshkët e Shalës,
Rritin vashat si zana malesh.
Trungu i drurit ndizet në fanar,
Shtegu i artë ndriçon në ar.
Bijat e fisit dinë ç’është tradita,
Si shtojzovalle vinë nga mistikja.
Trazojnë yjet, si stuhia malet,
Vesh xhubletën, si lulja petalet.
Perëndesha janë gjithmonë,
Trëndafila që lëshojnë aromë.
Vasha të hirshme,si lulja e erës,
Ngjajnë me fluturat e pranverës.
Ndalojnë kohën me mrekulli,
Janë mister në katër stinët.
Me sharmin që mbajnë me veti,
Me elegancë çelin mëngjesin.
