Friday, December 26, 2025
BallinaVitrina e libritMirvete Kabashi Leku-Rikthim

Mirvete Kabashi Leku-Rikthim

RIKTHIM
E riktheva kokën nëpër ditë e menduar
Sikur gjeta një gomë magjike
E vitet që kishin ikur si të marrë
M’u dukën si zogj shtegtarë
Kërkova, kërkova pak frymëzim jete
Kërkova një udhë drite që, dikur ma kishin errësuar.
E sot?…
Hapa krahë
Në horizont preka shtëllungat e reve
Sikur kanarina kur ikën nga kafazi
Këngës lunueshëm ia mora
E valët e Lumbardhit iso më mbanin
U ndjeva e lumtur, si princeshë me kurora
Nëpër vitet ku jeta po ikte te kalendari

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT