Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritMirvete Kabashi Leku-TANI

Mirvete Kabashi Leku-TANI

TANI

Tani
Në këtë kohë
Çdo gjë humbi kuptimin
Besa u thye
Edhe stinët u përzinë.


Dimri hajdut
pranverës
Ia zbeh bukurinë
E bilbilit
këngën ia ngulfat në fyt.


Tani
njerëzit nuk e njohin nderin
Përmbysën bujarinë
“Bukë, krypë e zemër”


Zemrat rrahin me ritmin e urrejtjes
Pa ndier dhimbjen e shpirtit


M’a thuani
kush zgjedh këtë lëmsh kohe
Zoti apo njeriu?

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT