Gjeraqina Jone
e shtrenjtë…!!
Luiza ku je moj Gjeraqinë
Me burrat ngrije dollinë,
Flak ç’e ndizje shtëpinë,
Plot e mbushje tavolinën,
Po Sot ku je moj Gjeraqinë,
Pse nuk flet moj Trendelina,
Bosh na e ke lënë shtëpinë,
Dielli Tani s’na heq mërzinë,
Dridhet Fusha Dhe Mali,
Se na bëje dimrin Behar,
Deti dallgën pse na e ndali,
Dridhet Dielli edhe toka,
Se Ty Lisa nuk të kemi pranë,
Po Bistrica Sot pse po qanë,
Sepse Ty Luiza i vajte pranë,
Po ku je moj Zemera ime,
U treta i ziu në ngashërim,
Ty je Gjeraqina në mërgim…!!
