Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritMOJ LULE QIELLORE-Sheqere Sina

MOJ LULE QIELLORE-Sheqere Sina

MOJ LULE QIELLORE

Zbrite nga qielli dhe erdhe papritur
shtëpinë time për ta përndritur,
si lule madhështore ti qëndrove,
dhe bahçen time e ndriçove,
me lulet e bukura botën mahnite,
me ngjyrat e tua sevdanë u ngjite.

Cicërimat e zogjve nga gjumi me zgjuan .
në lulishten time kurora formuan.
Kjo lule qiellore zambak formoi,
dhe shumë dritë përqark dhuroi.
Aty bleta punëtore nektarin mblodhi,
lule më lule ajo e shumëfishoi
Dhe dielli aty rrezet lëshoi
dhe gjithë lulet e tjera i zbukuroi.
Autore Sheqere Sina Albania🇦🇱

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT