KUJTIMET SHKUNDI,,
Nga lodhja,
duke ecur më këmbë,
u ndala ndanë udhe,
e krahët mbështeta ngadalë,
sipër pezulit,
etja udhës,
pushtuar më kish cepëbuze,
ndjeva befas ,
se i ftohti një thikë shpinës nguli.
Kollitja mbërthyer nga i ftohti,
ç’mi shkërmoqi brinjët si plis ugari,
kujtimet i shkundi shpirti si valë tërmeti,
si një torbë e hedhur krahëve,
mbushur me thërrime zuri i zbrazi,
Kujtimi yt,
dhe pse i mjegullt ,
te unë si një re shiu erdhi.
I ndjeva pikat e para të shiut ,
si lotët e tu pikuar syve,
ngarkuar kishin shpinës ,
gjithë kohën e kohës së ndarjes,
s’më mbajti gjatë ,
u ftoh trupi nga kjo tokë e lagur prej tyre,
Lagur dhe sytë e mi,
ndoshta nga malli i patretur,s’më fale
SA DO TË DOJA,,,,
Sa do të doja,,,
,,këtë mëngjes kafen bashkë ta pinim,,
bisedat le të rridhnin lirshëm tavolinës,,
vargjeve poetike vashë të mos dilnim,,
të rrinim të shijonim bukurinë e stinës.
Ah sikur???
të bridhnim me mëndjet azate ndër livadhe
të qëndronim pranë bilbilit nëpër degë,,
burimit ujëftohtin të pinim me sylinë lofate,
eh aty kroit poezia nga shpirtrat le të rrjedhë..
Ah sikur??
ujin të mirrja me pëllëmbën e dorës
t’ju njomja lehtë buzëprushen e kuqe
curil i hollë uji të bjer gushëbardhborës
aty të ndjeja thellë embëlsinë e puthjes.
Sa do të doja,,
të uleshim mbi barin e njomë prillor
degëve të blirit shikonim bilbilin gjyzar
gishtrinjtë ti pleksim ti shtrëngojmë fort
zërin të dëgjoja me bilbilin ku bëje garë.
Sa do të doja..
trëndelinën të ta mblidhja tufa tufa,,
flokëve të ta shtrydhja fort me gishtrinj,,
fjongo me lulet gërshetgjatin të ta lidhja
s’ka më mirë se dy pika ujëvese trëndelinë.
Sa do të doja,,
mbi qerpikun e zi shi vese do ta hidhja,,
të pikonte poshtë drejt faqekuqes mollë,
unë sorkadh mali shkembenjtë të ngjisja
eh,ti vashë të më dridhje lehtë belin e hollë,,
Sa do të doja,,
sytë gurxhevairi të ndrinin barit të lëndinës,,
e do të ti gjeja dhe mes diellit të korrikut,,
do të vija pranë duarplot me frutat e stinës
prehrit tënd të bekuar të hedh; merri prej mikut,,
E NDJEVA DHIMBJEN,,E NDJEVA
E ndjeva dhimbjen e shpirtit,,e ndjeva
sa vura këmbën e zbathur ,aty në tokën amë,
dhe i fola dhimbshëm si me ftrikë,u ktheva,
dhe trupi ju rrënqeth kur i thashë;
Nanë oj Nanë,,,,
Po vij,Nanë oj Nana ime,këtu ku veç shpirtin s’na muarn,
Nanë,e fshehëm thellë si amanet në rrënjët e ullinjve,
në burimet ku rrjedhin gjirit të maleve,kurr s’shteruan,
ku zunë dhe mbushën lumenjt e mallit thellë gjinjve,
gjinjve të vashave hirëplota me qumësht dhënë fëmijve,
fëmijvë lidhur me shpërgënjë, djepeve shpinës ngarkuar,
ngarkuar me lot e dhimbje me mall shpresë me sytë në yje,
ku Zeusi kurorë ti thuri me ëndje se perëndia ti ka bekuar,
Bekuar ka parajsën e shpirtit tënd me frymë Çamërie,
Oj Nanë,po çelin te porta me gurë,bajamet lulebardha,
Çeçin nga lodhja në arë mos e ka zën gjumi mbi parmëndë?
Jo jo s’jam në ëndërr,kam ardhë te kulla,u ula e këtu qava,
qava te themelet edhe pse jam burrë,zemra oh sa më dhëmb,
e dhimbja sa s’më çan kraharorin,kur shoh kullën si zgavra,
rrëzuar gurët e rënë mbi pus e thare pemët në avlli.
Oj Nanë,më vjen thirrja dhimbshëm se mbaj dot në gji,
Ja, ferra i ka mbuluuar varret e gjyshërve ndën ulli,
e dëgjoj,si dikur kur më fliste im atë,rrugës,isha fëmij,
e loti më rridhte faqeve me ngashërima kisha dhe uri,
qaja oj Nanë ku ta gjeja të ngrohtin qumësht nga yti gji?
Qaj dhe sot për ty qaj më qan shpirti mbushur me mall,
të erdha ,pranë ,kaq pranë,e ndiej më dëgjon,oj Nanë,
e një degë bajame me lule të bardha vendos mbi varr…..
