Monday, December 29, 2025
BallinaVitrina e libritMomente poetike me poetin Xhavit Gasa

Momente poetike me poetin Xhavit Gasa

TE KULLA IME

Bota e stërmadhe fort e vogël më duket,

s’më duket e lodhshme rruga e Kolombit,

më madhëshor oborri ku linda e pragu i kullës,

te ky oborr më çojnë gjithë rrugët e globit!

S’gjendet pa prekje zemre shpirti gurëve,

të oborrit ku sa herë u rrezova e ngrita,

vizatuar si hartë shenjat lëkurës gjunjëve,

ani se flokët e zeza zbardhen nga thinjat!

Mbi supe si borë mali bardhësia e thinjave shpirti gurëve i shkrirë nga trokitje zemre,

jep frymë tokës, jetë pemëve dhe filizave,

gjithë rrugët e globit te kulla ime më sjellin!

HESHTJA E QIELLIT

Syt hapim

drejt qiellit të kaltër,

dhe duart ngremë lart,

dikush lutet,

t’i paksohen hallet,

dikush t’i lahet një mëkat!!

Qielli hesht,

dhe ka shumë të drejtë,

hallin e mëkatin i pjellim vetë…

Poeti dhe kafeja!

Sa të ngjashëm

vargu poetit me kafen!

Plot shije kafeja pjekur,

………..mbi shpuzë,

sa emocionues vargu poetit,

plot sharm dhe muzë!

NJË COPË ATDHE

Në shpirtin e emigratëve,

është një copë atdhe,

marrë te pragu çdo vatre,

kur nisen për në kurbet!

Ikën nëpër detra dallgë-sertë,

mbi male të larta që prekin qiellin

në shpirt me një copë atdhe,

emigrantët në çdo cep planeti!

I bien botës rreth e qark,

ajo copë atdhe që kanë në shpirt

gjithë emigrantët i mban gjallë

nga vatra ku lindën i kanë sytë!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT