Friday, February 6, 2026
BallinaVitrina e libritMonda Hamitaj-SONATË MALLI

Monda Hamitaj-SONATË MALLI

SONATË MALLI

Ti vjen tek une si fjollë e bardhë mengjesi,
Si mijëra puthje mplekura mbi buzë ,
Si perqafimi i parë fshehur prej territ ,
Përndezur ne shpirt , me kthen ne muzë.


Me sjelle pranë valëve kalteroshe ,
Me zhyte drejt tyre , më rrokë në gji,
Në misteret e tij ujore tretem,
Sonatë malli ndejë aty

.
Rrëshqasë hapesirave te kaltera ujore ,
Kenga e valëve me pushton marrezishtë,
Vallzoj mes tyre , përhumbem e tera ,
Çaste magjike ndjejë thellë në gji .


Kalëroj mes tyre , fluturoj drejt bregut ,
Puhiza e detit shpirtin ma tundon
Në breg te detit sinfonia e valëve te shpirtit dehet ,
Me vajzen e valëve ky çast me ngjason.


Dhe tingujtë pushtuan bregun e tij ,
Perndezur prej diellit që derdhet mbi dallgë,
Nje tufë mjelmash qe kridhesh mes tyre ,
Sterkala ujore derguan lart .


Tek shihja ato sumbulla ujore tek binin drejt valëve ,
Mu kujtuan lotët e asaj nuseje qe iku larg ,
Era e shtynte anijen e saj te mallit,
Mes valeve derdhej vellua e saj e bardhë.


Dhe une u perhumba pas bukurisë së saj ,
Nga larg e ndoqa tek tretej mes kaltersisë,
Mes tyre mu dukë së pashë sytë e saj ,
Dhe lotin e mallit që i derdhej pikë-pikë në kripesinë e tij .

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT