Atletico Madrid është ekipi i vetëm në 5 ligat e mëdha evropiane që ka dy lojtarë të ndryshëm që kanë regjistruar mbi 10 gola këtë sezon në të gjitha garat.
Alvaro Morata me 12 shënime dhe Antoine Griezmann me 11, janë dy sulmuesit e Atleticos që po tregojnë formë të lartë deri më tani.
Kryeqytetasit e Spanjës janë në krye të grupit “E” në Ligën e Kampionëve, ndërsa në La Liga janë në pozitën e katërt, 6 pikë larg lideres Girona.
