MOS HARRO …..
Mos harro dashurinë
Ajo ka veshur petkun
Shumëngjyrësh vetëm për ty…
Qielli i stolisur me arcobalen
Mban shkëlqimin e syve tu
Dhe më flet me zërin tënd…
Kujto ëndrrat tua
Shqyej pelerinën e zezë të largësisë
Thuamë të dua …
Se unë dua të dua përjetësisht…
Nën dritën hyjnore zgjat duart
Hënën përqafo dhe puthëm
Dua të t’i dhuroj buzët e shpirtit…
Askush tjetër sekretet nuk do t’i di
Bashkë me ty !
Unë, hëna, yjet lozim fshehtë…
Dallgë …
Sa shumë dallgë,
Nën petkun e errët të kësaj nate
Të qëndisur me pelerinën e ndjenjës sonë …
Thuaje vetëm një fjalë,
Një fjalë të ëmbël
Si me magji të largojë këtë distancë…
Dallgët e trazuara të melankolisë
Shpirtin ma rëndojnë
Zemra e copëtuar nuk dorëzohet
Jemi bërë shtatore të pritjes
Dhe shpirt që nuk vdes shpresës…
Poezi nga Mimoza Gjetaj
