Për të dielën në Kosovë parashikohet të ketë mot me diell dhe reshje lokale shiu gjatë mëngjesit, të cilat në zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.
Sipas Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-12m/s, thuhet në
Edhe në Shqipëri, temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 22 deri në 27°C.
Moti do të jetë me reshje shiu me stuhi në reshje shiu dhe stuhi të forta në mëngjes në veriperëndim. Gjatë ditës reshjet do të jenë me intensitet të ulët.
Era do te me drejtim jug (S) me shpejtësi 15-25 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5 -6 me lartësi vale 1,0-1,5 metër në det të hapur.
