Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeMoti sot me erëra të forta, shi dhe rrufe: Komuna e Prishtinës...

Moti sot me erëra të forta, shi dhe rrufe: Komuna e Prishtinës ju bënë thirrje qytetarëve për kujdes

Komuna e Prishtinës përmes një shkrimi ka njoftuar se bazuar në Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës sot do të mbajë mot me vranësira, reshje shiu, shkarkime të herëpashershme të vetëtimave si dhe erëra të forta, shkruan Gazeta Metro.

Lidhur me këtë, Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë sa më të kujdesshëm gjatë lëvizjeve në komunikacion dhe të mos qëndrojnë pranë pemëve apo shtyllave të ndryshme.

Gjithashtu, Komuna e Prishtinës ka shtuar se për çdo rast apo shqetësim qytetarët mund të kontaktojnë në këta dy numra telefoni 0800 1 22 33 dhe 0800 1 22 44.

Sa i përket thirrjes për kujdes, duhet shtuar se problemet me motin ndonjëherë mund të sjellin probleme të paimagjinueshme, ndaj kujdesi mund të jetë një hap i rëndësishëm për sigurinë tuaj.

Të nderuar qytetarë, Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar që sot, e mërkurë, me datën 05.07.2023, do të ketë mot me vranësira. Vranësirat, sipas institutit gjatë ditës do të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh të cilat do të përcillen me erëra të forta. Një mot i tillë po parashihet të mbajë edhe të enjten dhe të premtën. Andaj ju lutemi të keni kujdes gjatë qarkullimit, mos qëndroni pranë një peme ose afër ndonjë shtylle. Qëndroni larg objekteve të larta. Ju lutemi të keni kujdes të shtuar dhe të paraqitni çdo problem apo shqetësim në numrat e telefonit pa pagesë në 0800 1 22 33 dhe 0800 1 22 44!” kanë njoftuar nga Insituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT