Thursday, January 22, 2026
BallinaSportMunishi: Me buxhetin që ka, Ballkani është dashur të dalë kampion 20...

Munishi: Me buxhetin që ka, Ballkani është dashur të dalë kampion 20 pikë përpara të gjithëve

Ismet Munishi ka thënë se skuadra e Ballkanit e ka merituar të shpallet kampion i Superligës së Kosovës këtë sezon.

Megjithatë, sipas Munishit suharekasit me buxhetin që posedojnë do të duhej të siguronin titullin shumë më herët.

“Ballkani me plotë meritë është bërë kampion. Por, tani duhet të bëhet një analizë tjetër. Sa e ka pasur buxhetin Ballkani, nëse e shikojmë me buxhet është dashur të dalë kampion 20 pikë përpara të gjithëve,” tha ai në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini.

Ish-trajneri i Ballkanit po ashtu mendon se politikat e transferimeve te Ballkani duhet të ndryshojë.

“Çfarë transferime ka bërë Ballkani, kemi parë që tre sezone luan 11’shja e njëjtë te Ballkani. Duhet t’i hapin sytë ata zotnitë aty cilin lojtar e transferojnë sepse tani duhet të vijnë futbollistë te Ballkani që të gjithë i njohim,” tha Munishi.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT