Friday, December 26, 2025
BallinaSportMunishi me fjalë të mëdha për ‘Plisat’, lavdëron edhe paraqitjen e Prishtinës...

Munishi me fjalë të mëdha për ‘Plisat’, lavdëron edhe paraqitjen e Prishtinës ndaj Ballkanit

Trajneri dhe analisti, Ismet Munishi, ka thënë se epilogu real i ndeshjes mes Prishtinës dhe Ballkanit ishte rezultati i barabartë

Ismet Munishi ka thënë në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini se sonte skuadra nga kryeqyteti pati një paraqitje shumë të mirë.

Sipas tij, Prishtina në pjesën e parë ishte një nivel më lartë se Ballkani.

”Mua më pëlqeu sot Prishtina shumë. Ndeshja ishte një shfaqje fantastike. Në pjesën e parë mund të them se Prishtina ishte një nivel më lartë se Ballkani. Goli i Nazmi Gripshit ishte mjeshtëri e lojtarit. Ndërsa, Prishtina i pati dy-tri raste që falë Enea Koliçit, që është një super portier dhe është përforcimi më i madh i Ballkanit. Ndoshta, epilogu real mund të them se është barazimi. Në pjesën e dytë ndeshja ishte si e barabartë,” tha Munishi.

Gjithashtu, trajneri i mirënjohur kishte fjalë të mëdha për tifogrupin ‘Plisat’, duke thënë se janë krenaria e kombit shqiptar.

”As në Premier League nuk ka kështu për besë. Atmosferë fantastike nga ‘Plisat’, këta janë krenaria e kombit shqiptar, jo vetëm e Prishtinës,” tha Munishi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT