Çka të duhet armatimi
në këtë shekull të bekuar,
krijo miqësi e mirëqenie
o ti lider i zemëruar?!
Shumë të holla po shpenzohen
armatim për t’siguruar,
shtetet fqinje apo të tjerët
pa mëshirë për t’i sulmuar.
Tanke, topa e raketa
armatim të fortë metali,
vritën njerëzit sikur pulat
dhe askush në ndihmë s’ju doli.
Ndaleni luftën, o të mjerë
viktimat kanë për t’ju mallkuar,
nuk do të gëzoheni kurrë në jetë
Zoti ka për t’u dënuar?!
Sillni paqen në çdo vend
dhe liria lë të lulëzojë,
popujt vajin lë ta ndalin
kënga e bukur lë të jehojë.
Se gjithmonë s’do të jetoni
edhe ju vdekja iu pret,
mos sulmoni për çdo vjet
se do t’i lërëni të gjitha shkret.
Fjalën luftë dhe urrejtje
në rërë pranë detit kisha shkruar
dhe kur të vijnë valët furishëm
menjëherë kanë për ta rrafshuar.