ARRA PARA SHTËPISË
Në oborrin e shtëpisë
qëndron arra si stoli,
atë e mbolli gjyshi im
përgjithmonë i qoftë lavdi!
Isha unë i vogël shumë
gjyshi arrën kur e mbolli
gjyshi iku në amshim
rritën e arrës e përcolla.
Qëndron krenare në oborr
dhe ruhet me kujdes,
biri im ruaje arrën
se një ditë unë do të vdesë.
Arrën e ruajta, e ujita
u rrit arra shpejt e fruta lëshoi
sa ishte gjallë gjyshi im
këto arra i shijoi.
Tash edhe unë jam plakur
arrën e vjetër ua lë kujtim,
nipave e mbesave të mia
ta kujtojnë gjyshin tim.
Dikush mbjell e dikush ha
kështu e ka kjo botë,
të jetojmë ashtu si duhet
se gjithmonë s’ je në këtë tokë.
Sot më duket sikur dje
kur me gjyshin bisedoja,
kur me gëzim prapa tij
dorë për dore me të shkoja.
Gjysh, o gjysh i paharruar
ti dhe arra në kujtime,
ti ke ikur ,arra mbeti
u bëtë pjesë e jetës sime.
