Kudo në botë luftëra
dhe fare s’ka qetësi
tmerrohen njerëzit e shkretë
nga faktori njeri.
Duhet të jemi human
të çmohet njerëzia,
jo vrasje e maltretime
se botës i duhet qetësia.
Bota pa luftë
është bota ime,
ku mbarë njerëzia
të jetojë me gëzime.
Nga lufta ikin të gjithë
dhe s’dinë ku të strehohen
edhe zogjtë e pafajshëm
nga foletë largohen.
Njerëzit humanitarë
kudo të veprojnë
me angazhimin e tyre
paqen n’botë ta afrojnë.
Sa do t’isha i lumtur
njerëzimi n’paqe t’jetoj,
asnjë njeri në botë
lot mos të lëshoj.
Humanizmi ynë
të tregohet me vepër,
jo fjalë të kota
të shkruara në letër.
Bota të afrohet
njerëzimi t’gjej qetësi,
ky është humanizmi
vepro, o njeri!
