Monday, March 30, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-DASHURIA E HUMBUR

Murtez Asllani-DASHURIA E HUMBUR

Ulur pranë dritares
shikoj diellin e artë
ku mbet sykaltroshja
dashuria ime e zjarrtë?!

Zemra ime rrah për ty
ishe lule mbi lulet tjera
sa duheshim ne të dy
veçmas kur vinte vera.

Lotët më rrjedhin si gurrë
e sytë më janë verbuar
ishe si zanë e malit
s’po mundem për t’harruar.

Aroma jote erë trëndafili
në pranverë kur lulëzon,
tash ma lëndove zemrën
sa shpejt po më harron.

Tash po jetoj i mërzitur
si mëngjesi pa dritë e diell,
vuajtjet më shtohen çdo ditë
kam mbetur si yll i vetëm në qiell.

Shiu që pikon tek dritarja
m’i kujton ledhatimet tona,
digjem si druri i thatë
shkrihem si qiriri në orët e vona.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT