Saturday, December 27, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-DASHURIA VRET SI PLUMBI

Murtez Asllani-DASHURIA VRET SI PLUMBI

Djali edhe vajza
shumë u dashuruan,
por prindërit e tyre
këta i penguan.

Pasi dashuria e tyre
s’u realizua,
djali vendosi
për të mërguar.

Diku larg vendit
ai kishte shkuar,
por vajzën fatkeqe
s’e kishte harruar.

Vajza vuante
dhe për djalë mendonte,
por kurrë nuk dinte
si të vepronte.

Prindërit e saj
një ditë e hetuan,
dhe me vajzën
haptas biseduan.

Babai e nëna
vajzën e këshilluan,
bashkohuni, moj bijë
ndoshta më nuk vuan!

Ajo njoftoi djalin
mos rri në kurbet,
eja i dashuri im
martesa na pret.

Djali i gëzuar
u kthye në atdhe
u martua me vajzën
thanë: “Të lumtur jemi ne “!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT