Friday, January 23, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-DERI KUR KËSHTU

Murtez Asllani-DERI KUR KËSHTU

Kur një çift
nuk ka harmoni
më mirë të ndahen
se t’bëhen tragjedi.

Pa lumturi e mirësi
vështirë të jetohet
jeta nuk shkon me dhunë,
prandaj duhet të çmohet.

Të lësh fëmijë jetima
kjo është shumë mëkat,
ata mbesin pa përkujdesje
s’janë të qetë ditë as nat.

Kështu s’na ka hije
ne si po veprojmë,
gratë dhe vajzat tona
pse t’i maltretojmë?

Edhe ato e duan jetën
dhe kanë planet e veta,
pse s’i lëmë të qeta
se kështu e do jeta?

Femra vritet pa mëshirë,
por edhe maltretohet
dinjiteti i saj
ndër ne pak çmohet.

Mosni kështu vëllezër
se veten e poshtërojmë,
kur gjysmën e kombit
ende nuk e çmojmë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT