Do të kthehem n’ fshat
n’qytet s’po mund t’ jetoj,
të ulem te trëndafili
aromën e tij ta shijoj.
Këtu s’të njeh askush
ka zhurmë e tollovi,
gjatë gjithë ditës
vetëm në shtëpi.
Kopshtin që kam n’fshat
ka lule e pemë gjithfare,
aty t’jetoj i qetë
me një grua shqiptare.
Natyrën e bukur
fushat plot gjelbërim,
ato mund t’i gjesh
kudo n’fshatin tim.
Të gëzohem atje
edhe me familjarë,
ka disa vjet
që nuk i kam parë.
Ta jetoj jetën
atje sikur mbret,
të punoj e këndoj
ashtu si dua vetë.
