Dy miza t’zeza
s’më lënë rehat,
njëra futet n’hund
tjetra m’prek n’shtat.
Shpeshherë rrugën
ua lëshojmë,
por ato vijnë
dhe na kafshojnë.
Shumë të vogla,
por plot sherr
të gjejnë ku je
edhe nëpër terr.
Të cikëlojnë
e s’të lënë të qetë,
ta shijosh gjumin
t’qetësohesh n’jetë.
Janë të zeza
si katran,
por edhe sh[pirtin
t’zi e kanë.
Shpesh të gjella
ato vrapojnë
dhe ushqimin
ta helmojnë.
