Drita e hënës kur bie në errësirë
populli i Kosovës sot jeton i lirë,
dielli i mëngjesit kur ndriçon
atdheu im Pavarësinë feston.
Për këtë vend të lashtë
armiqtë çdoherë lakmuan,
grabitën, vranë e masakruan,
por edhe gjuhën na e ndaluan.
Ushtarët e lirisë ne i nderojmë
veprën heroike e kujtojmë,
sot shkollarët janë të lirë
në gjuhën amtare mësojnë mirë.
17 Shkurtin 2008, e diel
kurrë s’do ta harrojmë,
Kosova u shpall shtet
gjithmonë do të kremtojmë.
Armiqtë tanë veç po vështrojnë
dhe me zili flasin e mendojnë,
sytë e tyre gati janë verbuar
rriten e Kosovës duke e shikuar.
