FJALA S’E MUND FJALËN
Fjalë me vend dhe pa vend
kujdes njerëz ju kur flitni,
mos e teproni me nxitje
dikujt zemrën cvilitni.
Peshoje mirë fjalën që flet
peshoje me kandar,
jo të flitni çfarë do fjale
se gjithmonë s’je n’pazar.
Secila fjalë të përpunohet
të flitet e të mos trazohet
nuk ka fjalë më të mirë se bamirësia
o njerëz veproni si e do drejtësia.
Mos dhunoni fjalën se ajo dëshpërohet
lejeni të lirë sa t’mos helmohet,
e helmove fjalën, veten e shëmton
me askënd puna mirë s’të shkon.
Njerëzit të përbuzin e të lënë pasdore
dhe kështu i shkretë mbetësh ti prore,
mos o njeri, mos e shëmto veten
ruaju nga e keqja, ruaje vetveten.
O njeri e di çfarë duhet folur
gjuha shkon kah t’i dhashë kahje,
frenoje gjuhën s’e ia sheh sherrin
dhe kështu vetë e humb nderin.
Të jetosh me nder është krenari
të jetosh i turpëruar është shumë mërzi,
ec ballëhapur dhe mos u turpëro
hapi rrugë vetes dhe bukur jeto.
Jeto sikur jeton një njeri
me të gjitha të mirat që je në liri,
a ka më mirë se i lirë të jetosh
dhe si pëllumbi kahdo t’fluturosh.
