Gjuetari i vjetër
gjuetinë e çmonte,
dilte n’mal e n’fushë
gjahun e kërkonte.
Secilën ditë
ai për gjah shkonte
me pushkë gjuetie
lepujt i frikësonte.
Merrte me vete
zagarin e shpejtë
ia zinte gjahun
si me dorë të vet.
Por një ditë zagari
gjahun e kafshoi,
gjuetari u hidhërua
sa shumë e qortoi.
U ul zagari i gjorë
dhe vetëm shikonte,
gjuetari i dëshpëruar
më nuk e lëmonte.
Gjuetari i hidhëruar
me qenin gjahtar,
kurrë s’u pajtuan
mbetën të ndarë.
Shkonte në mal
tash pa zagar,
por lodhej shumë
gjthkah ngarë.
Vonë kthehet në shtëpi
dhe ishte penduar,
pse qenin gjahtar
e kishte hidhëruar.
