Tuesday, March 17, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -JETO ME SHPRESË

Murtez Asllani -JETO ME SHPRESË

Gjithçka ndodh në jetë,shpresën mos e humb
e humbe shpresën mbete i vetmuar,
si dallëndyshja krahlehtë që fluturon
deri n’skaj të botës shpreso për të shkuar.

Shpresa na mban gjallë për ditë më të mira
ajo vdes e fundit,, kur humbin dëshirat,
prandaj o njerëz gjthmonë shpresoni
dhe në fund ëndërrat do t’i realizoni!

Shpresa na mban gjallë dhe bën dritë
dhe një ditë nga errësira dalim
të mençurit kurrë s’e humbin shpresën
dhe asnjëherë hovin s’e ndalin.

Shpresa vdes e fundit njerëzit thonë
andaj mbeta duke shpresuar
ëndrrat e mia mbesin veç n’letër
por një ditë pritet për t’i realizuar.

Çdoherë në mëngjes zgjohem me shpresë
se e sotmja do t’jetë më e mire,
do të plotësohen kërkesat e mia,
por në fund mbesin vetëm dëshirë.

Humbe durimin dhe shpresën
dije ke humbur shumë,
se shpresa e mban njeriun n’jetë
pa te s’mund të bësh as gjumë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT