KËSHILLAT E PLAKUT
Këshillat e plakut
duhet dëgjuar,
se gjithçka në jetë
ai është sprovuar.
Shkoni në shkollë
dhe hapni sytë,
dija dhe shkolla
janë shpëtimi yt.
Mos bredhni rrugëve
se jeta shpejt kalon,
ju mbeteni të varfër
askush për ty s’mendon.
Ky plak i urtë
me plot njohuri
ishte në vete
një enciklopedi.
Krejt rrethi ynë
i ka pasë lakmi,
për mençurinë e tij
i kanë thurr lavdi.
Koha më ka bërë të ditur
o ju bijtë e mi!
Kam dëgjuar këshillat
e të parëve të mi.
Çdo këshillë e plakut
e vlefshme për ne,
ato vlejnë gjithmonë
si sot,si dje.
Plaku s’është në jetë
por vepra e tij rron,
këshillat dhe porosit e tij
askush s’i harron.
Shkollë nuk ka pasur
në oda ka mësuar,
me pleqnarë të njohur
jetën e ka shkuar.
Ai nuk është gjallë
dheu e ka tretur,
por këshillat e tij
të vlefshme kanë mbetur.
