KU MBETËN
Ku mbet babai
ku e lanë vëllanë,
ikën sikur era
dhe më kurrë s’u panë?!
Kaluan shumë vjet
që jetojmë n’liri
ende për ata
askush gjë nuk di.
I rrëmbeu armiku
pse donin liri,
pse kërkuan paq
edhe pavarësi.
Ku mbetën,
ku tretën
deri më sot
askund s’u gjetën?!
