Duke ecur rrugës
një letër fluturonte
e mora ta lexoj
mendja gjithkah m’shkonte.
Ishte e lagur,
por lexohej mirë
shkruante për Shqipërinë
dhe Kosovën e lirë.
Flitej për Çamerinë
që duhet bashkuar,
por edhe Medvegjen
për mos ta harruar.
Më shpëtuan lotët
në atë ditë me shi,
kur kujtoja vuajtjet
e secilës shtëpi.
Atë letër të lagur
e ruaj për kujtim,
se paraqet vuajtjet
në atdheun tim.
Shkruan për njërëzimin
që janë në robëri,
kërkonte që ata
t’luftojnë për liri.
Flitej për Skënderbeun
dhe Ademin trim,
që I sollën atdheut
liri dhe shpëtim.
