MBRONI JETËN
Të pastrojmë çdo skutë në qytet e fshat
qe jeta jonë të jetë më e gjatë,
të jemi syçelë se jeta shëmtohet
dhe nga mbeturinat ajo shkatërrohet.
Mos të luajmë me jetën,ajo nuk është lodër
se vetëm njëherë ajo jetohet,
t’i dalim zot vetes dhe ardhmërisë
ta ruajmë shëndetin,jetën e njerëzisë.
Mos e përbuzni jetën, o ju njerëz të mirë
secilën ditë jetoje më mirë,
mos e mbush jetën me vrerë e helm
se nga kjo botë shumë shpejt del.
Diku në botë,po edhe ndër ne
po luhet me jetën si ndonjë lodër,
po vriten njerëzit nga bishat e egra
dhe ato po hudhen kodër pas kodre.
Kudo në botë jetët shuhen pa mëshirë
luftra e tërmete, sa keq sa vështirë,
mbroni jetën o ju njerëz të mirë
se njëherë jetohet,të jetojmë të lirë.
