Mos e bëj kokën si gur,
por tregohu trim dhe burrë,
jo me fjalë, por me vepër
bëhu njeri si askush tjetër.
Kokëfortësia s’është e mirë
mos vepro si ke dëshirë,
ndonjë ditë do të pendohesh
nga e keqja do të largohesh.
Ruaju vetë se t’bjen më mirë
të duan farefisi dhe miqësia,
mos jeto me marre ti
se s’të do asnjë njeri.
Vetëm puna të lartëson
dhe shoqëria atëherë të çmon,
në rrugë të mbarë ec çdo ditë
nuk të del askush në pritë.
Prandaj ik nga kokëfortësia,
e cila sjell veç të këqia,
bëhu burrë si të ka hije
dhe i njohur në këtë nahie?!
