Wednesday, February 4, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -MOS XHELOZO NJERIUN

Murtez Asllani -MOS XHELOZO NJERIUN

MOS XHELOZO NJERIUN

Ndodh shpeshherë në jetë
i yti të xhelozon
pse ke përparuar
dhe puna mbarë të shkon.

Inati për ta është pjesë e jetës
pa te s’mund të jetojnë
e urrejnë shokun dhe mikun
për gjithçka xhelozojnë.

I huaji nuk të njeh
dhe nuk mban inat,
ndërkaq i yti
t’urren ditë e nat.

Mosni kështu o njerëz,
por nisjani e punoni
si fqinji yt i zellshëm
dhe do t’përparoni.

Pse urren punëtorin,
që me djersë jeton
ti rri nën hije
dhe veç keq mendon.

Me punë vetëmohuese
shumë sfida kalon,
por edhe armiqtë
shpeshherë i vërbon.

S’jetohet duke xhelozuar
mendo pak,o njeri!
Se e shkurtër është jeta
jeto me bamirësi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT