Shpeshherë shkoj në bibliotekë
të marrë libra të reja,
ato i lexoj dhe i ruaj
mua më kaplon hareja.
Në bibliotekën e qytetit
sa shumë ka qetësi,
bibliotekari të pret
me zemërgjerësi.
E zgjedhi librin
që më pëlqen mua,
por edhe aventurat
nganjëherë i dua.
E lexoj ngadalë
dhe pa e dëmtuar
çdoherë për librat
shënime kam shkruar.
Ky tempull i diturisë
pret shumë vizitorë,
nxënës e të rritur
janë me libra në dorë.
