Wednesday, January 21, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -NËNA E KËRRUSUR

Murtez Asllani -NËNA E KËRRUSUR

Nëna e kërrusur
rri dhe vështron
kush po e hap derën,
kush po e viziton?!

Ka mbetur e vetmuar
djemtë i ka në kurbet
e mallkon veten
ç’më duhet kjo jetë?

Nëna e mërzitur
çdo ditë mendon
pse s’po më vijnë djemtë
secilën ditë loton?!

Ashtu e plakur
çdo ditë gatuan vetë,
por shpesh mendon
sa e vështirë kjo jetë.

Ditët i kalojnë disi,
por netët e lodhin shumë,
gjithmonë duke menduar
dhe mbetet pa gjumë.

Mallkon vetveten
çka u bë me mua,
që mbeta e vetme
dhe kurrë pa u gëzuar?!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT