Monday, March 9, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-NËNË, SHPIRT I LIRË

Murtez Asllani-NËNË, SHPIRT I LIRË

Nëna më rriti dhe edukoi
fjalët e para ajo m’i mësoi,
është shumë e dashur dhe e çmuar
unë gjithmonë kam për ta kujtuar.

Fjalët e saj janë margaritar
këshillat e saj çdoherë i respektoj,
nënë, o nënë zemërbardhë
thesari im sa shumë të çmoj!

Nënë, je rreze dielli
që shpirtin më qetëson
edhe kur kam dhembje
afër meje qëndron.

Fytyra jote e bukur
që i përngjan hënës,
sa shumë u përmallova
për përqafimin e nënës.

Nënat tona bujare
rriten trima atdhetarë,
ata trimërisht luftuan
e përzunë atë gjakatarë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT