Një ditë marsi
herët u zgjova
dielli shkëlqente
fort u gëzova.
Ajri ishte mbushur
gjithkah freski,
natyra qeshte
sa mrekulli.
Pak më larg zogjtë
ëmbël cicëronin,
qëndronin mbi degë
marsit i këndonin.
Jeta plot gjallëri
kudo nis blerimi
edhe shpirtin tim
e kaploi gëzimi.
Të punojmë me nder
të lumtur t’jetojmë,
ditët e ngrohta
kot mos t’i kalojmë.
Për çdo ditë
kemi shumë gëzime,
jetojmë krenarë
n’Kosovën time.
