Sunday, December 28, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-Para vështirësive kurrë mos u dorëzo

Murtez Asllani-Para vështirësive kurrë mos u dorëzo

Para vështirësive kurrë nuk u dorëzova
si lis e shkëmb gjithmonë qëndrova,
sa vështirësi kemi në jetë
aspak e lehtë nuk është kjo jetë.

Secili nga ne përballet me jetën
por askund s’e gjen të vërtetën,
jeta e njeriut me plot mendime
dhe nga jeta mbesin veç kujtime.

Si gjarpëri nën gur edhe unë u mundova
jetën tonë të huajt e shkatërruan,
por ishim më të fortë dhe përballuam
dhe asnjëherë nuk u dörëzuam.

Jeta ka shumë sfida e trazime
këto i përjetoi edhe zemra ime,
ti o njeri puno me drejtësi
dhe fitimtar do t’jesh gjithnjë.

Paska të këqija e gjithçka tjetër
po i tregova edhe mikut tim të vjetër,
o mik mundime kemi pa masë
dhe nga vuajtja do të pëlcasë.

Por miku i vjetër më këshilloi
dhe nga vetja ai më afroi,
ke shpresë edhe pak durim
ti o miku im do t’gjesh shpëtim.

Vërtetë durova się më tha miku
prita me muaj e me vjet,
shpëtova nga e keqja e hidhur
e tash po jetoj si mbret.

Andaj duroni aq sa ke mundësi
do të gjesh shpëtim o ti njeri,
populli një thënie ka lëshuar
kush duron ka trashëguar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT