Tuesday, March 10, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani -PENSIONISTËT

Murtez Asllani -PENSIONISTËT

Për pensionistët
Pakkush interesohet
Puna e tyre shumëvjeçare
Te ne pak çmohet.

Shumë pensionistë
Pensionin e plotë s’e gëzojnë
Se s’i kanë 15 vjet punë
Ashtu ata e kërkojnë.

Pensionet e vogla
Edhe ashtu s’mjaftojnë
Shumicën për barëra
Ata i shpenzojnë.

Njerëzit kanë punuar
Pas luftës me nder,
Por puna e tyre
Për pension s’ka vlerë.

Shumë pensionistë
Presin dhe mendojnë,
Se një ditë në jetë
Pensionet e plota t’i gëzojnë.

Ndryshonie këtë Ligj
Dhe mos hezitoni,
Pensionistët n’Kosovë
Ju do t’i gëzoni.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT