PLAKU ME KËRRYL
Plaku me kërryle
ecte duke menduar,
pse tash me tri këmbë
unë duhet udhëtuar?
Kur isha i ri
ecja veç me dy,
tash po eci ngadalë
dhe me shumë mërzi.
Por një ditë
këmba e tradhtoi
u mërzit aq shumë
pleqërinë e mallkoi.
Ishte lënduar plaku
dhe në shtrat u shtri,
ç’më gjeti kështu mua
të mos gjej qetësi?!
Pas pak ditësh
plaku u shërua
dhe prapë me kërryle
nisi për t’udhëtuar.
Kështu e ka jeta
o, i dashuri plak!
Askujt kjo jetë
nuk i hyn në hak.
Më mirë me tri këmbë
jetën për ta vazhduar,
se sa me u shtri n’shtrat
dhe për të lënguar.
