Wednesday, October 15, 2025
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-PSE KËSHTU O NJERËZ

Murtez Asllani-PSE KËSHTU O NJERËZ

Shumë njerëz
janë si dhelpër
të tradhton ty
dhe dike tjetër.

Këtu rri me ty
dhe keq mendon,
shkon te tjetri
ty të harron.

Ç’u bë me njerëzit
që kështu veprojnë,
rrin bashkë me ty
edhe të tradhtojnë.

Ku mbeti besa
iku burrëria
vendin e tyre
e zuri tradhëtia.

Në besë njerëzit,
kur janë betuar
kanë dhënë jetën
nuk t’kanë tradhtuar.

Disa sikur dhelpra
veç të ledhatojnë
minuti nuk shkon
ata të tradhtojnë.

Pse kështu o njerz
njëri-tjetrin nënçmoni
dhe pa fare turpi
edhe e tradhtoni.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT