Monday, March 30, 2026
BallinaVitrina e libritMurtez Asllani-PSE S'MË FLET

Murtez Asllani-PSE S’MË FLET

PSE S’MË FLET

Dikur miq të mirë
qeshnim,bisedonim
rrinim bashkë kudo
jetën e shijonim.
E,sot më rri karshi
dhe fare nuk më flet
sa më sjell pikëllim
e di shpirti im
pse kështu vepron
nuk të ka hije
m’harrove shpejt
mbeta si zogu krahther.
Eja se shumë prita
zemra rrah për ty
e di edhe ti,
kur ishim të dy
mos më helmo zemrën
se Zoti të dënon,
po fol njëherë me mua
e shpirtin ma qetëson
në ëndërr të shoh
duke u përqafuar
por kur zgjohem
ti kishe shkuar.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT