Rrugët janë të shumta
të gjata,
të shkurtra,
të shtrembëra,
të drejta,
mendo para se të nisësh
cilës rrugë do të shkosh,
se koha ikë
s’ke kohë të mendosh,
vepro me mençuri
zgjidh rrugën e drejtë,
se jeta ka vlerë
nuk ka shtëpi
pa derë.
Kur ecën rrugës
gjithmonë mendo,
mos shko kah s’duhet
ikë nga balta
dhe ferrat
se veç njëherë vjen
vera te dera.
Rrugët janë të hapura
për secilin njeri,
të zgjedhë me kohë,
por dikush nuk e di
dhe merr rrugë të gabuar.
