O vogëlush i urtë
faqet sikur prush,
bëhu gati për mësim
atje të pret mësuesi Gëzim!
Faqet kuq si molla
nga acari e bora,
asgjë s’e pengon
niset për të shkolla.
Ti me shokët
ke për t’u bashkuar
dhe mësimet
ke për t’i mësuar.
Kur bie borë
sa fort gëzohesh,
merr topa bore
dhe me shokë argëtohesh.
Pasdite dil në kodër
dhe rrëshqit me ski,
atje ku gëzohet
secili fëmijë.
