Këto vargje po i shkruaj
për secilin njeri
t’i lëmë inatet
të punojmë me drejtësi.
Unë të dua dhe të çmoj
ti me mua mban inat,
kështu nuk shkon jeta
paskemi qenë pa fat.
Pse urren njerëzit
që punojnë me nder,
ti urren dhe inatosesh
gati për çdo herë?
Kështu humb miq e shokë
dhe mbetesh në vetmi
pastaj sillesh kot kudo
ty s’të çmon asnjë njeri.
T’i lëmë inatet
njëri-tjetrin ta çmojmë,
se me inate s’kalohet jeta
ne si njerëz të jetojmë.
Ti, o njeri fatkeq
me intriga që jeton,
ruaju pak nga e keqja
se Zoti të dënon!