Mbi dyzet vjet
në arsim punoi,
mori edhe mirënjohje
arsimin e përparoi.
Mbi tridhjetë vjet
larg shtëpisë punoi,
në fshatin Petrovë
rininë e kaloi.
Nga viti dymijë
Në Vojnoc punoi,
rezultate të kënaqshme
me nxënës shënoi.
Të gjitha brezat
sot e nderojnë,
kudo që e takojnë
sa shumë e çmojnë.
Punën në arsim
e kreve me nder,
por edhe aktivist
ti ishe përherë.
Patriot i flakët
për popull e atdhe,
të gjithë të nderojmë
dhe të çmojmë ne.
Në dasma e kuvende
kudo që është kërkuar,
Izjahu i pari n’kolonë
me flamur ka shkuar.
Tërë rrethina
atë shumë e çmojnë
intelektual i shquar
çdoherë e nderojnë.
Rrofsh një shekull e përtej
dhe paç shëndet,
veteran i gjallë
të çmojmë përjetë!.
